Calvert-Lewin në radar të Tuchel për Botërorin 2026 pas formës te Leeds
BKT
Sport

Calvert-Lewin në radar të Tuchel për Botërorin 2026 pas formës te Leeds

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, mund të llogarisë te Dominic Calvert-Lewin për Kupën e Botës 2026, pavarësisht konkurrencës me lojtarë të tjerë si Ivan Toney, Danny Welbeck dhe Callum Wilson. Kjo pas një formë shumë të mirë të sulmuesit njëzet e tetë vjeçar te Leeds United këtë sezon.

Calvert-Lewin ka shkëlqyer këtë fundjavë duke shënuar dy gola në fitoren 4-1 ndaj Crystal Palace, fitorja më e madhe e Leeds që nga rikthimi në Premier League. Me gjashtë gola në pesë ndeshjet e fundit, ai po bëhet një nga sulmuesit më të rrezikshëm të ligës, ku vetëm Erling Haaland ka një rekord më të mirë në të njëjtën periudhë. Ai gjithashtu është bërë lojtari i parë i Leeds që shënon në pesë ndeshje radhazi të Premier League që nga Mark Viduka në vitin 2003.

Trajneri i Leeds, Daniel Farke, e ka lavdëruar Calvert-Lewin. "Numrat nuk gënjejnë, ai është në formë të shkëlqyer dhe po tregon se mund të jetë një lojtar i klasit të lartë për Leeds”, është shprehur ai.