Vengu: Bashkëpunimi me SHBA-të, forcon aftësitë mbrojtëse të FA-së
BKT
Shqipëri

Vengu: Bashkëpunimi me SHBA-të, forcon aftësitë mbrojtëse të FA-së

N.M. /RTKlive

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur furnizimin me sistemin Javelin të Forca të Armatosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vengut, në një postim në Facebook, ka thënë se furnizimi me sistemet Javelin dhe bashkëpunimi me aleatin strategjik forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura dhe rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

“Ardhja e sistemeve Javalin, falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

 


MË SHUME NGA Shqipëri