Ambasada e SHBA-ve: Krishtlindje të gëzuar për ata që festojnë në Kosovë
BKT
Lajme

Ambasada e SHBA-ve: Krishtlindje të gëzuar për ata që festojnë në Kosovë

M.P. / RTKlive

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar festën e Krishtlindjes për besimtarët e krishterë.

“Të gjithë atyre që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën, ju urojmë një Krishtlindje të Gëzuar!”, thuhet në postimin e Ambasadës në facebook.

Besimtarët e krishterë anembanë botës po festojnë sot Krishtlindjen, festën e lindjes së Jezu Krishtit, e cila përfaqëson shpresën, dritën dhe dashurinë për njerëzimin.

Edhe në Kosovë, kjo ditë kremtohet me meshë solemne dhe tubime familjare, ku besimtarët shkëmbyejnë urime për paqe, mirësi dhe harmoni.


MË SHUME NGA Lajme