Kryesuesi i KQZ-së priti ambasadorin britanik
BKT
Në Fokus

Kryesuesi i KQZ-së priti ambasadorin britanik

Sh.Ç|RTKlive

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, mirëpriti sot për një vizitë të shkurtër ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Radoniqi shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar KQZ-së gjatë viteve, duke përfshirë zhvillimin e softuerit që do të përdoret në procesin zgjedhor.

Ky softuer do të ndihmojë në transmetimin e rezultateve preliminare nga vendvotimet, si dhe në procedurat në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.


MË SHUME NGA Në Fokus