Batalioni i Xhenios mbështet Emergjencat Civile në Gjirokastër e Kurbin
BKT
Shqipëri

Batalioni i Xhenios mbështet Emergjencat Civile në Gjirokastër e Kurbin

E.H|RTKlive

Batalioni i Xhenios në Shqipëri është angazhuar për të mbështetur strukturat e Emergjencave Civile në zonat më të prekura nga përmbytjet në qarqet Gjirokastër dhe Kurbin.

Forca dhe mjete të specializuara të këtij batalioni kanë ndërhyrë në disa zona problematike, me qëllim menaxhimin e situatës dhe parandalimin e rreziqeve të mëtejshme.

“Forca dhe mjete të specializuara po ndërhyjnë për hapjen e rrugëkalimeve në fshatin Dhoksat, të bllokuara nga rrëshqitjet e dherave, rehabilitimin e shtratit të lumit në fshatin Skuraj, për të garantuar siguri dhe parandalim të rreziqeve”, thuhet në njoftim.

Strukturat e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me Batalionin e Xhenios, mbeten në gatishmëri për të reaguar sipas nevojës në zonat e prekura.

 


MË SHUME NGA Shqipëri