Aston Villa, Roma dhe Lyon sigurojnë kualifikimin tutje
Uran Krasniqi / RTKLive
(E plotësuar, 23:00) - Aston Villa, Roma dhe Lyon e kanë siguruar kualifikimin në 1/16 e finales në Europa League, pas fitoreve të arrituara të enjten.
Aston Villa ka arritur një fitore të rëndësishme 1:0 në transfertë ndaj Fenerbahce në Stamboll. Golin e vetëm e ka shënuar Jadon Sancho në minutën e njëzet e pestë, pas një krosimi të Matty Cash. Kjo fitore i siguron Villës vendin në top-tetë të grupit dhe kalimin në 1/16.
Roma gjithashtu e ka mbyllur kualifikimin me fitore 2:0 ndaj Stuttgart në Romë. Golin e parë e ka shënuar Niccolo Pisilli në minutën e dyzet, ndërsa në fund të ndeshjes Paulo Dybala ka asistuar përsëri për Pisillin që e ka shënuar golin e dytë. Roma tani është në vendin e tetë dhe kalon në fazën e eliminimit.
Ndërsa Olympique Lyon gjithashtu e ka siguruar kualifikimin me fitore 1:0 në transfertë ndaj Young Boys. Golin e vetëm e ka shënuar Ainsley Maitland-Niles në kohën shtesë të pjesës së parë. Young Boys ka pasur një gol të anuluar nga VAR, ndërsa Lyon e ka mbajtur avantazhin deri në fund.
Aston Villa në avantazh kundër Fenerbahce
Aston Villa ka kaluar në epërsi ndaj Fenerbahce në ndeshjen e Europa League, e cila po zhvillohet dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK, me komentim të Arben Berishës.
Skuadra angleze ka kaluar në avantazh në minutën e njëzet e pestë, kur Jadon Sancho ka realizuar golin e epërsisë. Pas një depërtimi dhe krosimi të saktë nga Matty Cash, Sancho ka shënuar me kokë nga afërsia, duke e dërguar topin në qendër të portës për rezultatin 0–1.
Në dispozicion mbeten edhe dyzet e pesë minuta lojë, në të cilat rezultati mund të ndryshojë.























