Rama për vizitën në Izrael:Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë
Shkelzen Çoçaj|RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare pune në Jerusalem, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, një ngjarje ndërkombëtare për adresimin e sfidave globale në luftën kundër antisemitizmit.
Rama ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimet e zhvilluara duke shkruar se: “Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë”.
"Jam plotësisht i sigurt se Shqipëria, të cilën e përfaqësoj me krenari, dhe populli im, që i qëndroi si pakkush tjetër pranë popullit hebre, e meritojnë me të vërtetë çdo respekt nga Shteti i Izraelit. Ashtu siç e meritonin edhe Medaljen e rrallë Presidenciale të Nderit, që Shkëlqesia e Tij, Presidenti Herzog, mik fisnik dhe besnik i Shqipërisë, akordoi për mua", ka shkruar aai.
Rama, i cili në këtë vizitë shoqërohej edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe një delegacion zyrtar, u prit nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Në ditën e fundit të vizitës zyrtare në Jeruzalem, kryeministri Rama do të mbajë një fjalë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.























