Jashari falënderon Japoninë për mbështetjen e FSK-së
BKT
Lajme

Jashari falënderon Japoninë për mbështetjen e FSK-së

Emine Hoti/RTKlive

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë  Hiroyasu Tanigaki dhe atasheun Kolonel Tomofumi Iwasaki.

Gjatë takimit, Jashari i njoftoi zyrtarët japonez për situatën e sigurisë në rajonin tonë dhe për zhvillimin e Forcës së Sigurisë Kosovës.

“Gjatë takimit u diskutuara për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Japonisë. Gjeneral Jashari vlerësoi lart marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe falënderoi shtetin japonez për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, veçanërisht përmes programeve të trajnimit dhe shkollimit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në përmbyllje, të dyja palët shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh, duke konfirmuar përkushtimin për forcimin e partneritetit dhe sigurisë.


MË SHUME NGA Lajme