Kurti pret Apostullin nga Ghana, flasin për bashkëpunim ekonomik e kulturor
BKT
Lajme

Kurti pret Apostullin nga Ghana, flasin për bashkëpunim ekonomik e kulturor

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Apostullin Dr. Eric Kwabena Nyamekye nga Republika e Ganës me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e kulturor.

Sipas njoftimit, Kurti i uroi mirëseardhje Apostullit dhe i shprehu mirënjohjen për interesimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Ganës.

Zyra e Kryeministrit thekson se Kurti “theksoi zhvillimin demokratik, shoqëror dhe ekonomik të Republikës së Kosovës, si dhe angazhimet e Qeverisë për ruajtjen dhe promovimin e vlerave demokratike, dimensionit shumëkulturor dhe bashkëjetesës fetare, si elemente të rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë.”

Po ashtu, sipas njoftimit, kryeministri në detyrë “nënvizoi përkushtimin për ndërtimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit dhe komunikimit me Republikën e Ganës dhe me vendet e Afrikës” dhe shprehu “gatishmërinë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat e kulturës, dialogut ndërfetar dhe zhvillimit ekonomik.”

Apostulli Dr. Eric Kwabena Nyamekye, kryetar i Kishës së Pentekostit në Akra të Ganës, po qëndron për herë të parë në vizitë në Kosovë, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën e Parë Ballkanike të Kishës së Pentekostit, e cila u mbajt në Prishtinë.


MË SHUME NGA Lajme