11:49 / 29.01.2026
FSK mbështet Shqipërinë në një operacion kërkim - shpëtimi
Valbona Thaçi /RTKlive
Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar një kontingjent të kërkim-shpëtimit nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Gardës Kombëtare.
Ky kontingjent i është bashkuar operacionit në Klos të Republikës së Shqipërisë, për të intervenuar në kërkimin e një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat.























