Betis ‘rrëzon’ Feyenoordin, kualifikohen top skuadrat
BKT
Sport

Betis ‘rrëzon’ Feyenoordin, kualifikohen top skuadrat

Fatmir Bytyqi/RTKLive

(E përditësuar, 23:03) Real Betis është kualifikuar në rundin tjetër në Europa League pasi mundi Feyenoordin, me rezultat 2-0, të enjten mbrëma.

Skuadra spanjolle dhe holandeze u përballen në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës në Europa League.

Betis gjatë terë ndeshjes, u tregu ekip më i mirë se skuadra mysafire, duke kontrolluar më mirë lojën, duke krijuar më shumë raste dhe duke realizuara dy gola.

Ishte braziliani Antony, i cili në minutën e 17-të kalojë skuadrën spanjolle në epërsi prej 1-0.

Ndërkohë, A. Ezzalzouli në minutën e 32-të dyfishojë avantazhin në 2-0 për Betisin, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesëloja e parë.

Edhe në fraksionin e dytë të kësaj sfidë, ishin nikoqirët që kishin iniciative në terren, derisa Feyenoord në finish të kësaj ndeshje u këndell duke ngushtuar rezultatin në 2-1 më anë të C. Tengstedt, por kjo ishte krejt çfarë bëri ekipi holandez.

Përfundimisht, Real Betis kalon në rrethin tjetër të garave me 17 pikë të tubuara, kurse, Feyenorrd këtu e mbyll aventurën në këtë gare evropiane.

Ndërkohë, edhe Lyon, Aston Villa, Midittylland, Porto, Braga, Freiburg dhe Roma kanë siguruar kualifikimin, derisa 16-të skuadrat tjera përmes play-off-it do ta kërkojnë kualifikimin në rundin tjetër të garave në Europa League.

Rezultatet dhe tabela:

Betis dyfishon epërsinë ndaj Feyenoordit

(E përditësuar, 21:36) Real Betis është duke shkëlqyer në duel me Feyenoordin.

Betis dhe Feyenoord, po luajnë në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës në Europa League.

Skuadra spanjolle përmes A. Ezzalzouli në minutën e 32-të dyfishojë avantazhin në 2-0.

Betis është në rrugë të mirë që të sigurojë klasifikimin në rundin tjetër të Europa League.

Shënon Antony, Betis në epërsi

(E përditësuar, 21:22) Real Betis ka kaluar në epërsi ndaj Feyenoordit.

Betis dhe Feyenoord, po luajnë në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës në Europa League.

Ishte braziliani Antony, i cili në minutën e 17-të kalojë skuadrën spanjolle në epërsi prej 1-0.

Starton ndeshja Betis–Feyenoord, LIVE në RTK

Ka startuar përballja mes Real Betisit dhe Feyenoordit, duel po që luhet në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës në Europa League, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.

Të dyja skuadrat synojnë fitoren dhe vazhdimin e rrugëtimit në këtë garë evropiane.

Aktualisht, Real Betis renditet në vendin e tetë dhe me një fitore eventuale do ta siguronte kualifikimin në mesin e 16 ekipeve më të mira të Europa League.

Në anën tjetër, Feyenoord ka zhvilluar shtatë ndeshje deri më tani, duke shënuar 10 gola dhe pësuar 13, çka ka ndikuar që skuadra holandeze të pozicionohet në vendin e 26-të në renditje.