15:40 / 01.02.2026
Juventusi i thotë ‘JO’ ofertës së Evertonit për Zhegrovën
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Klubi anglez, Everton raportohet se dëshiron të transferojë mesfushorin kosovar të Juventusit.
Sipas “The Athletic”, Everton ka bërë një ofertë për të huazuar mesfushorin e Kosovës, gjatë afati kalimtar të dimrit.
Megjithatë, Juventus e ka refuzuar menjëherë kërkesën, duke mos lejuar largimin e tij nga Torino.
Për momentin, Zhegrova nuk ka grumbulluar shumë minuta me ekipin bardhezi, por situata e tij pritet të mbetet nën vëzhgim deri në fund të këtij afati kalimtar.
Ky refuzim tregon qartë se drejtuesit e Juventusit duan ta mbajnë mesfushorin në skuadër, pavarësisht interesimit nga Anglia.























