Muriqi shkëlqen, Mallorca mposht Sevilla
BKT
Sport

Muriqi shkëlqen, Mallorca mposht Sevilla

Uran Krasniqi / RTKLive

Vedat Muriqi e ka vazhduar formën e tij fantastike, duke e ndihmuar Mallorca t`i regjistrojë dy fitore radhazi në shtëpi për herë të parë që nga tetori i vitit 2024.

Kjo pas pas fitores 4-1 ndaj Sevilla në LaLiga.

Skuadra vendase e ka nisur ndeshjen në zonën e rënies, pas tri humbjeve në katër ndeshjet e fundit, dhe duhej një nisje e fortë për t'i kënaqur tifozët.

Muriqi (26'), Samu Costa (53'), Darder (74') dhe Torre (90+6') kanë shënuar për Mallorca. Muriqi pos golit ka kontribuar edhe me asistim. 

Golin e vetëm Sevilla e ka realizuar përmes Maupay.

Mallorca i ka dhënë dhënë fund një serie prej tetë ndeshjesh pa fitore në shtëpi dhe tashmë gjendet në vendin e katërmbëdhjetë në tabelë me njëzet e katër pikë. Nga ana tjetër, Sevilla e cila gjendet në vendin e pesëmbëdhjetë me pikë po aq sa Mallorca, mbetet pa sukses në shtatë ndeshjet e fundit jashtë fushe. Aktualisht tabela e LaLiga kryesohet nga Barcelona.