Platforma `Liria ka Emër` në konferencë për media
Sh.Çoçaj/RTKlive
Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të mbajnë sot një konferencë për media.
Konferenca do të mbahet sot me fillim nga ora 16:00, ku do të prezantohen përgatitjet e deritashme për marshin e 17 shkurtit “Drejtësi, jo politikë”.
Gjatë këtyre ditëve, përfaqësuesit e kësaj platforme kanë vizituar shumë komuna të Kosovës dhe më gjerë, me qëllim të kërkimit të mbështetjes për marshin, për të cilin kanë marrë përkrahje të madhe.
Platforma “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se do të vazhdojë vizitat dhe takimet me përfaqësues politikë, shoqërorë dhe komunitete shqiptare në rajon dhe diasporë, duke bërë thirrje për mobilizim të gjerë qytetar dhe gjithëkombëtar për pjesëmarrje masive në Marshin “Drejtësi, jo politikë”, më 17 shkurt në Prishtinë.























