Real Madridi fiton në `Mestalla` dhe vazhdon ndjekjen e Barcelonës
BKT
Sport

Real Madridi fiton në `Mestalla` dhe vazhdon ndjekjen e Barcelonës

Uran Krasniqi / RTKLive

Real Madrid e ka shënuar fitoren e tetë radhazi në La Liga, duke mposhtur Valencian me rezultat 2-0 në stadiumin "Mestalla".

Me këtë triumf, “Los Blancos” janë rikthyer vetëm një pikë larg liderit Barcelona në garën për titull.

Pas fitores së Barcelonës ndaj Mallorca një ditë më parë, madrilenët kanë hyrë në ndeshje me presion për të fituar.

Megjithatë, Valencia, e cila po lufton për mbijetesë, është mbrojtur fort dhe e ka bërë të vështirë punën për mysafirët.

Në pjesën e parë, Real Madrid ka pasur disa raste, kryesisht përmes Kylian Mbappe, por portieri Stole Dimitrievski ka qenë në nivel të lartë.

Loja ka mbetur e baraspeshuar edhe në fillim të pjesës së dytë, derisa në minutën e gjashtëdhjetë e pestë kur Alvaro Carreras e ka zhbllokuar rezultatin. Mbrojtësi ka depërtuar në zonë dhe me një goditje të saktë ka shënuar për 1-0. Valencia ka reaguar dhe ka qenë shumë pranë barazimit, por gjuajtja e Lucas Beltran është ndalur nga shtylla.

Në minutat shtesë, Kylian Mbappe e ka vulosur fitoren e Real, duke shënuar golin e dytë dhe të tridhjetë e tetin në të gjitha garat këtë sezon.

Edhe pse nuk ka qenë një paraqitje spektakolare, Real Madrid i drejtuar nga Alvaro Arbeloa ka fituar të katër ndeshjet e ligës nën drejtimin e tij dhe vazhdon presionin ndaj Barcelonës në garën për titullin e tidhjetë e shtat kampion. Në anën tjetër, Valencia mbetet në zonë të rrezikshme të tabelës, vetëm një pikë mbi vendet që çojnë në rënie nga liga, duke pësuar humbjen e tretë radhazi në të gjitha garat.