Max Langenhan vendos rekord dhe fiton medaljen e artë
Uran Krasniqi / RTKLive
Gjermani Max Langenhan ka fituar medaljen e artë në garën individuale me slitë për meshkuj në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026.
Kampioni i botës ka triumfuar pas katër lëshimeve perfekte, duke vendosur rekord të pistës në secilën prej tyre dhe duke e përfunduar garën me kohën totale 3:31.191.
Kjo është medalja e parë olimpike për Langenhan, i cili në debutimin e tij olimpik në Pekin 2022 ishte renditur i gjashti. Në pistën e re të Milano Cortina, ai ka qenë i pandalshëm.
Medalja e argjendtë ka shkuar për austriakun Jonas Müller, me kohën 3:31.787, vetëm 0.596 sekonda më ngadalë se fituesi. Ndërkohë, italiani Dominik Fischnaller e ka fituar medaljen e bronztë me kohën 3:32.125.
Një nga favoritët kryesorë të garës, gjermani Felix Loch, e ka përfunduar konkurrimin vetëm në vendin e gjashtë, duke mbetur jashtë podiumit.























