10:37 / 09.02.2026
Ski alpin: Zvicra 4 hap garën në kombinimin ekipor
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Gara e kombinimit ekipor në ski alpin ka nisur me zbritjen e lirë, ku skuadra e Zvicrës 4 ishte e para që u hodh në pistë.
Stefan Rogentin ishte skiatori i parë që mori startin, duke vendosur menjëherë kohën orientuese të garës.
Ai e përfundoi zbritjen e lirë me kohën 1:53.64, duke fiksuar standardin fillestar për skuadrat e tjera pjesëmarrëse.
Kombinimi ekipor përfshin zbritjen e lirë dhe sllallomin, me rezultatet që do të vendosin renditjen përfundimtare pas dy disiplinave.























