Goggia rrëzohet në lëshimin e lirë, mbetet pa medalje
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Skiatorja e njohur italiane, Sofia Goggia, pësoi një rrëzim gjatë lëshimit të lirë ekipore të kombinuar për femra në Cortina d’Ampezzo, teksa ishte vetëm 4/10 e sekondës pas Ariane Raedler.
Ajo kishte mbuluar gati treçerekun e pistës kur rrëshqiti dhe mbylli garën, por fatmirësisht pa lëndime, duke u ngritur vetë.
Ky incident do të thotë se Goggia nuk mund të shpresojë për një medalje tjetër në këto Lojëra Olimpike Dimërore.
Menjëherë pas rrëzimit, ajo i kërkoi ndjesë shoqes së skuadrës, Lara Della Mea, e cila në këtë pikë nuk mund të kryente zbritjen e saj në Olympia delle Tofane.
“Në Olimpiadë ndodh kështu, mund të shkojë mirë ose keq. Ndihesha shumë mirë. Tani ka një ditë pushim dhe pastaj të shohim. Edhe një herë, më fal Lara”, tha Goggia.























