13:18 / 10.02.2026
FSK-ja zhvendos parakalimin e pavarësisë në rrugën ‘Luan Haradinaj’
Valbona Thaçi|RTKLive
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në shënim të 17 shkurtit, 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të bëjë parakalim në rrugën “Luan Haradinaj”, nga “Qafa” deri te “New Born” në Prishtinë.
Për dallim nga vitet e tjera, kur ky aktivitet mbahej në sheshet qendrore të Prishtinës, sivjet parakalimi do të zhvillohet në rrugën “Luan Haradinaj”, nga “Qafa” deri te “New Born”.
Lajmi është konfirmuar për RTKlive nga Vëllazërim Qerimi, shef i Sektorit të Informimit Publik në FSK.
Sipas programit të manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë, parakalimi i FSK-së do të mbahet duke filluar nga ora 11:30.























