Milano-Cortina 2026, Italia fiton medaljen e artë në stafetën miks
BKT
Sport

Milano-Cortina 2026, Italia fiton medaljen e artë në stafetën miks

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Italia ka arritur fitore historike në stafetën miks, garë e mbajtur në Milano Speed Skating Arena.

Kina mori epërsinë në fillim, por Arianna Fontana ndërmori lëvizjen vendimtare dhe e çoi Italinë në krye.

Ekipi italian mbajti avantazhin deri në fund, duke përfunduar me kohën 2:39.019 dhe duke fituar medaljen e artë në shtëpi.

Ky është një moment historik edhe për Fontana-n, e cila bëhet grua e parë që fiton medalje në gjashtë edicione radhazi të Lojërave Olimpike Dimërore, duke arritur medaljen e saj të 12-të.

Rezultatet për stafetën miks:

Italia – 2:39.019

Kanada – 2:39.258

 Belgjikë – 2:39.353