Bashkëpunimi RTK-Japoni, mundësi të reja për projekte të përbashkëta
BKT
Në Fokus

Bashkëpunimi RTK-Japoni, mundësi të reja për projekte të përbashkëta

Naser Mekolli /RTKlive

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Hysen Hundozi dhe udhëheqësi i projektit Jica-RTK, Rilind Gërvalla, kanë pritur sot në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Prishtinë, Hiroyasu Tanigaki.

Hundozi, në një postim në Facebook, shkruan se në këtë takim u diskutua për  bashkëpunimin e deritanishëm mes RTK-së dhe partnerëve japonezë.

“Gjatë takimit, diskutuam për bashkëpunimin e deritanishëm mes RTK-së dhe partnerëve japonezë, me theks të veçantë në kontributin e vazhdueshëm të JICA-s në zhvillimin institucional dhe teknologjik të transmetuesit publik. Po ashtu, u shkëmbyen mendime për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në fusha me interes të përbashkët”, thotë Hundozi.

Drejtori Honduzi falënderoi Tanigakin për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj RTK-së.

 


MË SHUME NGA Në Fokus