Policia gjen granata dore në Zubin Potok
Emine Hoti/RTKlive
Policia ka bërë të ditur se ka gjetur e sekuestruar gjashtë granata dore dhe uniforma të Policisë së Kosovës në një shtëpi të braktisur në fshatin ‘Dobroshevina Zubin’ në Zubin Potok.
“Me datën 10.02.2026, rreth orës 23:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, gjatë patrullimit kanë pranuar informacion se në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobroshevina Zubin, ka mjete të dyshuara ilegale. Pas kontrollit, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 6 granata dore, 1 maicë dhe 2 këmisha të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim .
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka tërhequr mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt.
“Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë rast, nuk është njoftuar për persona të arrestuar.























