Kërkohet paraburgim ndaj 9 kryesuesve për falsifikim votash në Rahovec
BKT
Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj 9 kryesuesve për falsifikim votash në Rahovec

Emine Hoti/RTKlive

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në Komunën e Rahovecit.

Sipas njoftimit, në kuadër të hetimeve janë intervistuar gjithsej 17 kryesues të qendrave të votimit.

“Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, nëntë kryesues janë ndaluar në kohëzgjatje prej
48 orësh, ndaj të cilëve Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të të gjitha veprave penale që cenojnë votën e lirë dhe demokratike të qytetarëve.


MË SHUME NGA Lajme