Francezja Julia Simon rrëmben medaljen e artë
BKT
Sport

Francezja Julia Simon rrëmben medaljen e artë

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Francezja Julia Simon ka shkëlqyer sërish në biathlon, pas performancës së shpejtë në relay-in e përzier, duke fituar medaljen e artë në garën individuale 15 km për femra me kohën 41:15.6, duke bërë vetëm një gabim në shenjë.

Ndërkaq, Lou Jeanmonnot, përfundoi në vendin e dytë me kohën 42:08.7 dhe dy gabime, duke siguruar medaljen e argjendtë.

Bullgarja Lora Hristova bëhet biatlonistja e parë bullgare që fiton medalje në Lojërat Olimpike Dimërore që nga Salt Lake City 2002, duke marrë bronzin me kohën 42:20.1 pa gabime në shenjë.

Ky rezultat konfirmon dominimin e Francës në biathlon dhe shënon një moment historik për Bullgarinë në këtë disiplinë.

Julia Simon (FRA) – 41:15.6

Lou Jeanmonnot (FRA) – 42:08.7

Lora Hristova (BUL) – 42:20.1