Imeri: Konfirmohet roli i Kosovës si faktor stabiliteti në rajon
Afet Bela|RTKlive
Politologu, Dorajet Imeri, tha se stërvitja e parë e përbashkët ushtarake me Shqipërinë dhe Kroacinë konfirmon rolin e Kosovës si faktor stabiliteti dhe siguri në rajon.
"Përmes Forca e Sigurisë së Kosovës, vendi ynë po forcon kapacitetet mbrojtëse, ndërveprueshmërinë dhe gatishmërinë operacionale në përputhje me standardet e NATO. Ky bashkëpunim strategjik është dëshmi e përkushtimit tonë ndaj paqes, stabilitetit dhe partneritetit euroatlantik. Kosova po dëshmon se është një partnere e besueshme, që kontribuon në sigurinë kolektive dhe në forcimin e arkitekturës së mbrojtjes në Evropën Juglindore. Kosova nuk ndërton aleanca kundër askujt, por për një rajon më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të integruar në familjen euroatlantike", ka shkruar ai në "Facebook".























