Kapja e katër shtetasve të huaj në Drenas, dyshohet për hyrje të paligjshme
BKT
Lajme

Kapja e katër shtetasve të huaj në Drenas, dyshohet për hyrje të paligjshme

Visar Shatrolli / RTK

Një automjet me targa të Shqipërisë, i ndaluar në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, rezultoi me ndalimin e dy shtetasve bjellorusë dhe një shtetasi nga Rusia, ndërkohë që ngasës i makinës ishte një shtetas shqiptar.

Kapja e tyre u bë e mundur përmes bashkëpunimit të Policisë dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Pasi kishin arritur ta kalojnë ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë, te dyshuarit ishin arrestuar nga Policia e Kosovës në fshati Arllat te Drenasit.

Në raportin e Policisë thuhet se katër të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje .

Ky nuk është rasti i parë që autoritetet e sigurisë në vend arrestojnë shtetas të huaj, në veçanti nga Rusia. Të tilla raste kanë ndodhur edhe me herët në zonat veriore dhe ato jugore të vendit. Edhe dy vjet më parë, për kalim ilegal të kufirit, Policia arrestoi dhe më pas dëboi dy shtetas të tjerë rusë.

Nga këndvështrimi i njohësve të sigurisë, aktiviteti rus me luftën hibride në Evropë e posaçërisht në Ballkanin Perëndimor, është në kulmin e tij edhe në aspektin e sigurisë nacionale.

"Nënkuptohet se Rusia i ka interesat e saj në Ballkan AKI ka treguar suksese mbrëmë sepse vigjilenca është e paparë në aktivitetin e sigurisë nacionale duke pas parasysh edhe luftën hibride që e bënë Rusia në Ballkan posaçërisht me Serbinë duke ditë qasje e saj destruktive që e ka ndaj Kosovës ...", ka thënë Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë.

Për më tej, sugjerohet që kontrollet kufitare të jenë më të rrepta dhe që vigjilenca e policisë kufitare të rritet.

"Në aspektin e sigurisë kombëtare dhe asaj publike kufijtë e RKS duhet kontrollohen shumë e më shumë se deri më tash jo që është keq po ne duhet të jemi në atë vallen e sigurisë që ta kemi kontrollin gjithmonë për preventivë ...", ka shtuar Dashevci.

 Rasti i fundit që mbetet në hetim të rreptë konsiderohet dëshmi se mekanizmat e sigurisë janë funksionalë, por njëkohësisht edhe sinjal për nevojën e vigjilencës së vazhdueshme përballë sfidave të reja.


MË SHUME NGA Lajme