Qeveria miraton buxhetin 2026 dhe marrëveshjet ndërkombëtare
BKT
Foto| Gentrit Morina| RTK
Lajme

Qeveria miraton buxhetin 2026 dhe marrëveshjet ndërkombëtare

Arbresha Berisha| RTK

(E plotësuar) Qeveria e Kosovës në mbledhjen e parë ka riproceduar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vlera e buxhetit është 4 miliardë euro.

Kurti: Nga nesër i gatshëm të filloj diskutimet për çështjen e presidentit

Qeveria e Kosovës ka thirrur mbledhjen e parë, vetëm një ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të saj. I pari i ekzekutivit, Albin Kurti tha se sot do të miratojnë marrëveshjet ndërkombëtare si dhe do të riprocedojnë në Kuvend Projektligjin e Buxhetit.

Kurti potencoi se nga nesër është i gatshëm të filloj diskutimet me partitë politike për çështjen e presidentit.

"Mësimet që kemi nxjerr gjatë mandatit të kaluar se bashku me ekspertizën dhe dijet tuaja më bëjnë të besoj se ky kabinet i ka të gjitha parakushtet të jetë kabineti më i mirë. Jemi mbledhur qysh në ditën e parë të punës për të miratuar marrëveshjet ndërkombëtare që kanë qenë në pritje”, tha Kurti, raporton RTKlive.

Kurti bëri me dije se sot po riprocedohet në Kuvend edhe Projektligji i Buxhetit. “Është buxhet me vlerë 4 miliardë euro, 867 milionë parashihen për komunat. Buxheti përmban edhe pagën e 13-të e cila do të paguhet sapo të hyjë në fuqi Ligji për Buxhetin. Buxheti mundëson edhe rritjen e shtesës për përvojën e punës", ka deklaruar ai.

Murati: Sumë shpejt do ta kemi edhe seancën për leximin e parë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se shumë shpejt do ta kemi edhe seancën për leximin e parë

"Sot ishte mbledhje e thirrur në mënyrë urgjente që të procedohen marrëveshjet dhe buxheti. Sot ishin disa pika të rëndësishme, kryesisht financiare. Plani i rritjes me BE-në, miratimi i kredisë me Bankën Botërore, dhe dy marrëveshje tjera me Bankën Botërore, për arsim dhe shëndetësi. Shumë shpejt do ta kemi edhe seancën për leximin e parë dhe besoj që javën tjetër duhet të bëhet edhe leximi i dytë. Kemi marrëveshje që kanë pasur afat skadence, është dashur që ta shfrytëzojmë këtë mbledhje. Në mbledhjet e radhës do ti sjellim edhe vendimet tjera. Shpresoj që sot të bëhet miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ai i buxhetit", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme