12:39 / 12.02.2026
Bashkimi Evropian i vazhdon mandatin Sørensenit deri në 2028
Afet Bela/RTKLive
Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur të zgjasë mandatin e Peter Sørensenit, Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për dy vjet, deri më 29 shkurt 2028. Ai u emërua për herë të parë në janar 2025 dhe ka luajtur një rol kyç në avancimin e dialogut.
Gjithashtu, Kajsa Ollongren, Përfaqësuese Speciale për të Drejtat e Njeriut, do të vazhdojë mandatin e saj për dy vjet, deri më 29 shkurt 2028. Ajo u emërua në qershor 2025.























