Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
BKT
Lajme

Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë

Naser Mekolli /RTKlive

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mirëpritur formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës.

Përmes një postimi në platformën X, Ambasada amerikane ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë e re në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik.

"Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik", thuhet në këtë reagim, të kësaj ambasade


MË SHUME NGA Lajme