Johannes Hosflot Klaebo fiton një tjetër medalje të artë
BKT
Sport

Johannes Hosflot Klaebo fiton një tjetër medalje të artë

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Skiatori norvegjez Johannes Hosflot Klaebo ka siguruar një tjetër medalje të artë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026.

Klaebo dominoi garën e disiplinës skijim nordik 10 km, stil i lirë, duke mbajtur gjallë shpresën për të thyer rekordin për numrin e vendit të parë në një edicion të vetëm të Lojërave Olimpike Dimërore.

Norvegjezi fitoi garën me kohën 20:36.2, duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme dhe dominimin në skijim nordik.