14:22 / 13.02.2026
Michaela Moioli kalon në çerekfinale, eliminohet Mia Clift
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Në çerekfinalen e tretë të snowboard cross për femra, Michaela Moioli nga Italia kaloi e para, duke siguruar avancimin në rundin tjetër.
Pas saj, u kualifikua edhe Noemie Wiedmer nga Zvicra.
Nga gara u eliminuan Mia Clift nga Australia dhe Maja-Li Iafrate Danielsson nga Franca.
Tifozët vendas i dhanë një përshëndetje të madhe Moiolit për performancën e saj.























