Francezi Maillet rrëmben të artën në garën 10 km
BKT
Sport

Francezi Maillet rrëmben të artën në garën 10 km

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Flamujt francezë valëviten në ‘Antholz-Anterselva Biathlon Arena’, ku Quentin Fillon-Maillet triumfoi në garën e 10 km sprint për meshkuj, duke fituar medaljen e artë.

Francezi regjistroi kohën 22:53.1, rezultat që nuk u arrit nga asnjë prej rivalëve të mbetur në garë.

Medalja e argjendtë i takoi norvegjezit Vetle Sjastad Christiansen me kohën 23:06.8, ndërsa bashkëkombësi i tij Sturla Holm Lægreid fitoi bronzin me kohën 23:09.0.

Me këtë sukses, Fillon-Maillet barazon legjendën franceze Martin Fourcade si sportisti francez më i dekoruar në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore, duke arritur në shtatë medalje olimpike, katër prej tyre të arta.

Rezultatet:

Quentin Fillon-Maillet (Francë) – 22:53.1

Vetle Sjåstad Christiansen (Norvegji) – 23:06.8

Sturla Holm Lægreid (Norvegji) – 23:09.0