Bislimi në Hagë me kërkesë për drejtësi, nënshkruar nga deputetë zviceranë
BKT
Lajme

Bislimi në Hagë me kërkesë për drejtësi, nënshkruar nga deputetë zviceranë

Elmina Osmani/RTK

Veprimtari Sali Bislimi, president i OJQ-së “Zëri Perëndimor i Kosovës” (The Western Voice of Kosovo), do të dorëzojë nesër në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë një rezolutë, e cila tri vjet më parë i ishte adresuar Qeverisë zvicerane dhe është nënshkruar nga 30 deputetë të Parlamentit Zviceran.

Sipas Bislimit, organizata që ai drejton i ka dërguar këtë rezolutë Këshillit Federal të Zvicrës, duke kërkuar respektimin e procedurave gjyqësore dhe garantimin e një procesi të drejtë në nivel ndërkombëtar.

RTK ka siguruar dokumentin e nënshkruar nga 30 deputetë zviceranë, i cili pritet të dorëzohet nga Bislimi në Gjykatën Speciale. Në këtë rezolutë kërkohet drejtësi dhe barazi në trajtimin e rasteve gjyqësore.

Bislimi ka bërë të ditur për RTK-në se përmes kësaj nisme kërkohet lirimi i katër të akuzuarve: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, për të cilët ai ka deklaruar se janë të pafajshëm.

Ai gjithashtu ka theksuar se një kërkesë të njëjtë ia ka drejtuar edhe Qeverisë së Zvicrës, me synimin që kjo e fundit t’i drejtohet gjykatës me të njëjtën kërkesë.

 


MË SHUME NGA Lajme