Dy raste të hetimit të vdekjes në Graçanicë dhe Istog
Emine Hoti/RTKlive
Dy raste të hetimit të vdekjes janë raportuar më 15 shkurt 2026 në Graçanicë dhe Istog.
Sipas raportit policor, rreth orës 13:30 në Graçanicë, një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërkaq, një rast tjetër është raportuar rreth orës 08:30 në Istog, ku një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë përkatëse. Edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e të dy rasteve.























