Arrestohet i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
M.Shefkiu/RTKLive
Policia e Kosovës respektivisht drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU, ka arrestuar të hënën një person të dyshuar, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
“Me datën 16.02.2026 zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të Policisë së Kosovës, kanë bërë arrestimin e një personi shtetas i Kosovës, i cili ka qenë i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë për veprat penale ‘lëndim i rëndë me pasojë vdekjen’ dhe ‘vandalizëm", thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore, thuhet në njoftimin e policisë.























