Fetoshi: 18 vjetori, të bashkuar për drejtësi
BKT
Lajme

Fetoshi: 18 vjetori, të bashkuar për drejtësi

Valbona Thaçi|RTKlive

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, ka shkruar se në 18 vjetorin e Pavarësisë, Kosova me mesazhin më të fuqishëm të unitetit qytetar për DREJTËSI, JO POLITIKË, para vendimit të Speciales në Hagë për krerët e UÇK-së si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

"Në këtë përvjetor të Pavarësisë, Kosova me URIMET e Presidentit Trump, Mbretit Charles, Presidentit Steinmeier, Presidentit Macron, Presidentit Begaj, e shumë të tjerëve, si garanci e demokracive më të fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial. Ky përvjetor i Pavarësisë e gjen Kosovën në Bordin e Paqes dhe me FSK-në më të gatshme se kurrë, si një forcë aleate për paqen në Gazë, e kudo tjetër në botë", tha ai.

Sipas tij, në 18 vjetorin e Pavarësisë, Kosova me fqinjin e saj verior më të frustruar se kurrë, pas zyrtarizimit të 17 shkurtit në Washington DC, pas ftesës së Presidentit Trump për Bordin e Paqes, pas Aktit Autorizues të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), pas kërkesave të shefit të NATO-s e zyrtarëve të BE-së për përgjegjësi lidhur me sulmin terrorist në Banjskë (2023), pas nismës ligjore për Kongresin amerikan kundër diskriminimit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe pas Normandy Index 2025, që e vlerëson Serbinë si kërcënim për stabilitetin dhe demokracinë në rajon.

"Për shkak të ekspozimit ndërkombëtar të mashtrimit të saj me “viktimizimin” dhe për shkak të shtrirjes ruso-kineze, ajo sot po tenton të inskenojë “presion qytetar” nëpërmjet forumeve nacionaliste dhe subjekteve opozitare (FNS, LPS, Monarkistët, “Veriu për të gjithë”, etj.). Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petkoviq, deklaroi se “Prishtina po synon ta shfrytëzojë avantazhin e një momenti veçanërisht të komplikuar në botë, që dikush t’ju ndihmojë për ta zgjidhur çështjen e pavarësisë” (RTS, 13.02.2026). Nuk harroi të përsërisë se s’do ta njohin kurrë Kosovën, sepse Vuçiqi, tha, është shpresa e vetme për këtë. Mediat formulojnë thirrje “viktimizuese” me tone alarmuese, për të nxitur mobilizim, duke i kombinuar me akuzat “qytetare” se pushteti e ka dorëzuar Kosovën”. Ato mbushin ballinat me kërkesën e Prokurorisë për 180 vjet, ndërsa “fërkojnë duart” se dënimi i krerëve të UÇK-së do ta “kriminalizojë” shpalljen e Pavarësisë. Këto janë sot ndajshtesat perfide në strategjinë e Serbisë kundër Kosovës", tha ai.

Duke shtuar se në rendin ndërkombëtar të sfiduar nga përplasjet gjeopolitike, beteja e fundit e saj në veri dhe në Bruksel, drejtohet nga premisat e Konferencës së Mynihut - bashkëpunimi dhe koordinimi i thelluar me aleatët, kundër kërcënimit të lirisë dhe demokracisë.


MË SHUME NGA Lajme