Kurti dhe Ambasadori i Francës diskutojnë prioritetet e qeverisë
Gentiana Kelmendi/RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, i cili e uroi për përvjetorin e Pavarësisë dhe për mandatin e ri qeverisës, ndërsa Kurti theksoi prioritetet e qeverisë së re dhe falënderoi për mbështetjen e Francës.
Në njoftimin e Qeverisë bëhet e ditur se ambasadori Guérot e uroi Kurtin për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si dhe për mandatin e ri qeverisës që hap edhe një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës.
"Kryeministri Kurti theksoi prioritetet e mandatit të ri qeverisës, në mesin e tyre investimet në infrastrukturë strategjike, përkushtimin e palëkundur për paqe dhe siguri, angazhimin e Qeverisë së re për integrim në strukturat euro-atlantike, dhe e falënderoi ambasadorin Guérot për urimet, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës", theksohet në njoftim. 
























