IKD me kërkesë për debat parlamentar për pensionin e moshës e të luftës
BKT
Lajme

IKD me kërkesë për debat parlamentar për pensionin e moshës e të luftës

Medina Pasoma / RTKlive

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka dorëzuar kërkesën drejtuar Kuvendit të Kosovës për inicimin e debatit parlamentar lidhur me moszbatimin e legjislacionit në fuqi për realizimin e të drejtës në pensionin e moshës krahas pensioneve dhe beneficioneve që u takojnë kategorive të dala nga lufta.

Arrita Rezniqi nga IKD ka thënë para mediave se nuk ekziston asnjë ndalesë që duhet bërë një zgjedhje në mes të pensionit të moshës apo pensionit për kategoritë e dala nga lufta.

“Çdo përfitues i pensionit të moshës ka të drejtë ligjore edhe për pensionin që buron nga Ligji për statusin dhe të drejtat e kategorive të dala nga lufta, nëse i plotëson kriteret përkatëse. Kjo qasje është konfirmuar në mënyrë të përsëritur nga praktika gjyqësore e konsoliduar deri në Gjykatën Supreme. Rrjedhimisht, personat që arrijnë moshën e pensionimit nuk mund të detyrohen të zgjedhin ndërmjet njërit apo tjetrit pension dhe as nuk mund t’u mohohet e drejta për përfiti Më konkretisht kërkesa i ka shkuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare.

Hulumtuesi i IKD-së, Naim Jakaj, tha se duhet parë edhe elementi social i këtij vendimi.

“Dhe duke pasur parasysh që ky është një problem sistematik, duke pasur parasysh që Kuvendi i Kosovës, nuk duhet me e pa normën ligjore vetëm kështu abstrakte dhe strikte për zbatimin e asaj, por ta shohë edhe dimensionin social të kësaj norme, ne kërkojmë që të zhvillohet një debat parlamentar brenda dy, tre ose tre javëve, ose brenda një muaji", shtroi ai kërkesën. 

Kërkesa iu është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare. 


MË SHUME NGA Lajme