Haradinaj kujton 37-vjetorin e Grevës së Minatorëve të Trepçës
Naser Mekolli /RTKlive
Kryetari i Aleanca për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 37-vjetorin e Grevës së Minatorëve, duke e quajtur këtë akt si një moment kthese në rrugën drejt lirisë.
Haradinaj, në një postim në Facebook, vlerësoi guximin dhe sakrificën e më shumë se 1,300 minatorëve të asaj kohe, të cilët shndërruan grevën në një rezistencë gjithëpopullore kundër shtetit të atëhershëm jugosllav.
Ai theksoi rëndësinë e rikthimit të Trepçës si aset ekonomik i vendit, duke kujtuar se gjatë mandatit të tij si kryeministër, në mars 2019, Trepça u regjistrua si kompani sipas ligjeve të Kosovës, hap kyç për zhvillim ekonomik, punësim dhe stabilitet të të hyrave.
Haradinaj shprehu mirënjohje për minatorët e asaj kohe dhe për ata të sotëm, për punën e tyre të palodhur në zhvillimin e Trepçës dhe ekonomisë së vendit.























