16:27 / 20.02.2026
Vritet me thikë një i ri në Tiranë
RTSH
Një sherr mes disa personave ka përfunduar me një viktimë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake një 32 vjeçar është goditur me mjet prerës.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga RTSH, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet hetimore e procedurale, teksa ka rrethuar zonën dhe ka shoqëruar disa persona.























