Vengu: Shqipëria dhe Hungaria krah për krah në KFOR dhe misionet e BE-së
BKT
Shqipëri

Vengu: Shqipëria dhe Hungaria krah për krah në KFOR dhe misionet e BE-së

Naser Mekolli /RTKlive

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, u prit me ceremoni zyrtare nga homologu i tij hungarez, Kristóf Szalay-Bobrovniczky, në Sheshin e Heronjve në Budapest, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Hungari.

Ceremonia u zhvillua në një nga sheshet më simbolike të kryeqytetit hungarez, ku dy ministrat theksuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Në një postim në Facebook, ministri Vengu vlerësoi partneritetin mes dy vendeve, duke theksuar se Shqipëria dhe Hungaria janë të bashkuara nga historia, të përkushtuara ndaj sigurisë kolektive dhe të orientuara drejt forcimit të mëtejmë të aleancës së përbashkët.

Ai nënvizoi se forcat e armatosura të të dy vendeve shërbejnë krah për krah në misione kyçe për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, si NATO Kosovo Force - KFOR dhe European Union Force in Bosnia and Herzegovina.

Gjatë vizitës u bë edhe nderim për të rënët dhe për sakrificën e forcave të armatosura shqiptare dhe hungareze në mbrojtje të lirisë dhe vlerave evropiane, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim të qëndrueshëm në rajon.

Mund të jetë një imazh i porta e Brandenburgut

Mund të jetë një imazh i Varri i Ushtarit të Panjohur dhe teksti që thotë "DHE RIM"


MË SHUME NGA Shqipëri