11:14 / 24.02.2026
Vijojnë kërkimet për Ilir Kurtin në lumin Osum
Emine Hoti/RTKlive
Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Mbrojtjes, po vijojnë pa ndërprerje kërkimet për shtetasin e humbur Ilir Kurti në lumin Osum, pranë kanioneve në Skrapar.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se në operacion janë angazhuar 20 efektivë të Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 50 efektivë nga Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile dhe Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut.
“Me ndihmën e pajisjeve të specializuara, kërkimet po kryhen në të dy brigjet e lumit, nga kanionet deri në urën e Çorovodës”, thuhet në njoftim.
Forcat e Armatosura theksojnë se veprojnë me përgjegjësi dhe pranë komunitetit, ndërsa shpresohet që operacioni të përfundojë sa më shpejt.























