Refuzohet kërkesa e Erion Veliajt, ai do të vazhdojë të qëndrojë në burg
Medina Pasoma / RTKlive
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të vazhdojë të qëndrojë në burg pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi sot kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.
Apeli i Posaçëm vendosi të lë në fuqi vendimin e mëparshëm të gjykatës së shkallës së parë, duke refuzuar që arresti të zëvendësohet me masë tjetër si garanci të pasurisë.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej 10 shkurtit të vitit 2025, pasi ndaj tij janë ngritur akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Ai akuzohet për përfshirje në disa raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Të pandehur janë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe 28 persona të tjerë, disa nga ta ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.























