08:03 / 25.02.2026
Presidenti Bajram Begaj të shtunën do të vizitojë Tetovën
Kimete Kasumi/ RTKlive
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka paralajmëruar vizitën në këtë komunë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Të shtunën, Tetova ka nderin të mirëpresë Presidentin e Shqipërisë.
Kjo vizitë është një moment i veçantë për forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve vëllazërore mes shqiptarëve në rajon’, ka shkruar Kasami në Facebook.























