Fillon takimi Konjufca – Spiropali
BKT
Foto: Visar Shatrolli|RTK
Lajme

Fillon takimi Konjufca – Spiropali

Blerim Halimi | RTKlive

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka pritur në takim ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Kjo e fundit po qëndron sot për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me krerët më të lartë të institucioneve shtetërore.

Pas takimit Konjufa dhe Spiropali do të paraqiten në një konferencë për media.

Më pas Spiropali do të pritet në takime edhe nga presidentja Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti.


MË SHUME NGA Lajme