21:12 / 27.02.2026
Nesër Sadiku sfidon egjiptianen në ‘luftën’ për finalen e madhe
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Nesër në kuadër të gjysmëfinaleve të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “STRANDJA”, duke filluar nga ora 14:00 në ringun “A”, do të paraqitet boksierja jonë në kategorinë 60 kg, Donjeta Sadiku.
“Ajo do të përballet me boksieren nga Egjipti, në një duel që pritet të jetë mjaft sfidues dhe me rivalitet të lartë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.
Boksierja jonë synon që më sukses të kalojë edhe këtë pengese në rrugën për në finalen e madhe të këtij turneu prestigjioz.
Finalja e turneut “STRANDJA” do të zhvillohet më 1 mars 2026.























