14:16 / 28.02.2026
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Mbrojtësi shqiptar i Arlind Ajeti po vazhdon të bëhet vendimtar për Bodrumspor këtë sezon në Ligën e Parë të Turqisë.
Ajeti gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 53-të në udhëtim kundër Hatayspor, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të rëndësishëm në sfidën që përfundoi 3-1 në favor të Bodrumsporit.
Ky ishte goli i katërt sezonal i mbrojtësit shqiptar në 25 ndeshje të luajtura deri më tani, duke treguar edhe një herë rëndësinë e tij në fazën sulmuese të ekipit.























