Salah do të transferohet në Arabinë Saudite, thotë Heskey
BKT
Sport

Salah do të transferohet në Arabinë Saudite, thotë Heskey

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Legjenda e Liverpool, Emile Heskey, ka deklaruar se sulmuesi i Mohamed Salah mund të transferohet në Arabinë Saudite në fund të këtij sezoni.

Sipas Heskey, asi egjiptian ndihet i ‘braktisur’ nga Liverpooli.

Në një intervistë për “OLBG”, Heskey mendon se transferimi në Arabinë Saudite, mund t’i bëjë mirë egjiptianit, që aktualisht është lojtari më i paguar i Liverpoolit.

“A mund të shkojë Mohamed Salah te Barcelona, Real Madrid apo Bayern Munich në vend të Saudi Pro League? Sigurisht që të gjithë do të donim ta shikonim te ato klube, dhe jam i sigurt se edhe ai do të dëshironte, por ndonjëherë merr atë që ka përpara”, tha legjenda e Liverpoolit.

Salah mbetet një nga sulmuesit më të rëndësishëm të skuadrës, por përballë vështirësive të sezonit dhe interesimit nga liga e pasur e Arabisë Saudite, e ardhmja e tij mbetet një nga temat kryesore të aftit kalimtar të verës që po vjen.