Guardiola: Haaland ndihet më mirë
BKT
Sport

Guardiola: Haaland ndihet më mirë

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur para mediave në prag të ndeshjes kundër Nottingham Forest këtë mesjavë.

“Qytetarët” janë pesë pikë pas kryesuesve të tabelës, Arsenal, në Premier League, por kanë një seri prej gjashtë fitoreve radhazi në të gjitha garat para përballjes me Forest të mërkurën në mbrëmje.

Një fitore është thelbësore për të mbajtur gjallë shpresat e titullit, pasi çdo rezultat tjetër do t’i japë mundësinë Arsenalit të zgjerojë epërsinë në krye të tabelës, nëse ata fitojnë ndaj Brighton më vonë gjatë javës.

Një nga temat kryesore ka qenë gjendja e sulmuesit norvegjez Erling Haaland.

“Ai ndihet shumë më mirë, por dje nuk stërvitëm. Sot do të stërvitemi, dhe pas kësaj do të vendosim”, ka thënë Guardiola.

Strategu spanjoll gjithashtu foli për gjendjen e lojtarit të ri, Nico O'Reilly. “Do të bëjmë të njëjtën gjë me Nicon pas stërvitjes”, theksoi ai.

Guardiola nënvizon se vendimet për përbërjen e skuadrës do të merren vetëm pas vlerësimit të gjendjes fizike të lojtarëve gjatë seancës stërvitore të sotme.