14:15 / 06.03.2026
Sot transmetohet intervista me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
RTK
Intervista me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, do të transmetohet sot në orën 17:10 në RTK 1.
Kjo intervistë ishte paraparë të transmetohej mbrëmë, por për shkak të zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës është shtyrë për sot. Në intervistën me gazetarin Blerim Haxhiaj, ministri Maqedonci flet për një sërë temash, përfshirë aktivitetet në kuadër të Epopesë së UÇK-së, Projektligjin për industrinë e mbrojtjes, zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe për mundësinë e dërgimit të saj në misione jashtë vendit.























